75 Mall Live Search
11:38 / E Mërkurë, 28 Maj 2025 / MSH

Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve në Valdanos!

Të dashur prindër, gjyshër e fëmijë të dashur – ejani të festojmë magjinë e fëmijërisë në një ditë të mbushur me buzëqeshje, ngjyra dhe dashuri!

Na pret muzikë për fëmijë nga DJ Macaroni

Animatorë plot energji dhe kllounët gazmorë

Pikturim fytyrash që bëhen ëndrra!

Lojëra fryrëse dhe kënde argëtimi

Shumë aktivitete kreative, lojëra dhe… surpriza që vetëm fëmijët i kuptojnë!

Valdanos

Ora 11:00

Le ta kthejmë këtë ditë në një kujtim të paharruar për më të vegjlit tanë! Sepse fëmijët janë drita e botës sonë.

Organizuar me dashuri nga:

Komuna e Ulqinit

Organizata Turistike e Ulqinit

Kuvendi i Komunës së Ulqinit

Qendra për Punë Sociale – Ulqin