75 Mall Live Search
15:13 / E Enjte, 30 Mars 2023 / S Z

Dita Ndërkombëtare e Mjekut, Vitia: Përkushtimi dhe puna e palodhshme e tyre meriton respekt të thellë

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia i ka uruar mjekët me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Mjekut, duke çmuar lartë punën e tyre dhe përkushtimin që  sipas tij kanë mjekët në shë]rbim të pacientëve. Ndërsa thotë se për këtë meritojnë një respekt të thellë.

“Në Ditën Ndërkombëtare të Mjekut, gjej rastin t’i urojë mjeket e mjekët tanë, shërbyesit e Republikës së Kosovës.  Puna juaj e palodhshme, përkushtimi dhe sfidimi i mijëra vështirësive në shërbim të shëndetit të qytetarëve meriton respekt të thellë.  Ka një vend të posaçëm në zemrën e gjithsecilit shërbimi sublim gjatë përpalljes me pandeminë Covid-19. Ju vendosët jetën tuaj dhe të familjarëve në shërbim të mijëra jetëve të tjera. Tani, së bashku, na duhet të kapërcejmë në një nivel tjetër cilësor për t’u shërbyer qytetarëve. Jam i bindur se falë jush do ta mbërrijmë.  Mirënjohës përgjithmonë për angazhimin tuaj!”, thuhet në urimin e ministrit Vitia./IndeksOnline/