75 Mall Live Search
10:57 / E Mërkurë, 25 Nëntor 2020 / OSH

Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas, nisin aktivitetet nga Qeveria

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, po merr pjesë në shënimin e 25 nëntorit, ditën në të cilën nis Fushata Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas.

Ngjarja që po zhvillohet në Qeverinë e Kosovës, e ka nisur nga ora 10:00 ka mbledhur rreth vetes aktorë brenda Qeverisë së Kosovës dhe jashtë saj e të cilat merren drejtëpërdrejt me eliminimin dhe luftimin e dhunës ndaj gruas.

Ndryshe sot ka nisur fushata e 16 ditëve të aktivizmit, fushatë botërore që organizohet çdo vit e cila fillon më 25 nëntor, e njohur si Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas dhe përfundon më 10 dhjetor, Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut.

Çdo vit përmes kësaj fushate anembanë botës bëhen thirrje për veprime globale për të rritur ndërgjegjësimin në mbarë botën për parandalimin dhe eliminimin e dhunës ndaj grave e vajzave.

Ndërsa në mbrëmje kryeministri Avdullah Hoti, do të marrë pjesë në ceremoninë e ndriçimit të ndërtesës së Qeverisë me ngjyrë portokalli, pjesë e aktiviteteve të Fushatës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas.