08:38 / E Enjte, 30 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Dita nis me gjak, përplaset për vdekje 34-vjeçari në Tiranë

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën e Vaqarrit në Tiranë.

Nga raportimet e para mësohet se një shtetas ka përplasur me makinë një 34-vjeçar që po udhëtonte me motorçikletë.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se shtetasi O.M., 34-vjeç, ka humbur jetën gjatë transportimit në spital.

Njoftimi i plotë i policisë

Burime zyrtare nga policia e kryeqytetit bënë të ditur se më datë 30.11.2017, rreth orës 07:20, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në “Vaqarr”, ka ndodhur një aksident.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se: Shtetasi Brikel Zhuri duke drejtuar mjetin e tij është aksidentuar me një motorçikletë me drejtues O. M., 34 vjeç.

Për pasojë, drejtuesi i motorçikletës shtetasi O. M., gjatë transportimit për në spital ka humbur jetën.

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të aksidentit ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat për veprimet e mëtejshme. /albeu.com/