Ditë ”bajrami” për Juventusin, merr fund ”agjërimi” pa fitore
Shkarkimi i Igor Tudor nga posti i trajnerit të Juventusit ka patur sukses.
Bardhezinjtë kanë mbyllur epokën prej tetë ndeshjeve pa fitore, pasi e mposhtën Udinesen, me rezultat 3-1, shkruan IndeksOnline.
Juventusi e nisi fuqishëm ndeshjen, duke kaluar në epërsi qysh në minutën e 5-të, pasi Dusan Vlahovic u tregua i sakt nga penalltia.
Nicolo Zaniolo barazoi shifrat në 45+1.
Federico Gatti riktheu epërsinë e ”Zonjës së vjetër” në minutën e 67-të, derisa fitoren e vulosi Kenan Yildiz i cili shënoi nga pika e bardhë, në 90+6.
Me këtë fitore Juventusi shkon në kuotën e 15-të pikëve dhe renditet në vendin e gjashtë, ndërsa Udinese në vendin e nëntë, me 12 pikë të grumbulluara nga nëntë ndeshje./IndeksOnline/

