75 Mall Live Search
22:34 / E Diele, 04 Prill 2021 / AR

“Ditë e bardhë për Kosovën”, deputeti i listës së Vjosës krenar me presidenten

Deputeti nga lista “Guxo”, Burim Karameta i është gëzuar zgjedhjes së Vjosa Osmanit si presidente, shkruan Indeksonline.

Ai postoi një fotografi krahas presidentes, ku tha se sot është ditë e bardhë për Kosovën.

Presidente, ditë e bardhë për Kosovën“, shkroi Karameta.

Vjosa Osmani u zgjodh presidente e vendit me 71 vota pro, asnjë kundër dhe 11 të pavlefshme, pas raundit të tretë.