Në ditë pushimi, qytetarët ankohen nga zhurma e ekskavatorëve në Prishtinë
Zakonisht dita e diele njihet si ditë pushimi në gjithë botën.
Por duket se kjo nuk po vlen në Prishtinë.
Në një video që ka siguruar Indeksonline, shihet se si në ‘Rrugën B’ një punëtor po punon me ekskavator, duke i penguar me zhurmë qytetarët që jetojnë në atë zonë.
Në disa qytete të Kosovës është bërë me rregull që bizneset private të mos punojnë të dielën.
Kurse në disa qytete vetëm se ka hyrë në shqyrtim kjo çështje./Indeksonline/