Ditë e ftohtë me vranësira e rreze të pakta dielli
Për sot parashihet mot kryesisht i vranët, me intervale të shkurtra me diell.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga -11 deri në -8 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të jenë nga -5 deri në -1 gradë.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, kushtet e motit do të mbeten të ftohta, me mundësi të ngricave, prandaj rekomandohet kujdes i shtuar.

