75 Mall Live Search
12:31 / E Hënë, 27 Korrik 2020 / indeksADMonline

Ditë e keqe për Australinë, regjistrohet numri më i madh i të infektuarve dhe viktimave

Australia ka shënuar numrin më të madh të rasteve me COVID-19 këtë të hënë, me 549 infeksione të reja, si dhe ditën me më së shumti viktima, ku 10 persona vdiqën pasi kontraktuan virusin, raportoi agjensia e lajmeve Xinhua, transmeton Indeksonline.

Të gjitha vdekjet dhe pothuajse të gjitha rastet e konfirmuara kanë ndodhur në shtetin juglindor të Victoria, i cili, në muajin e kaluar, ka pasur rritje të të infektuarve, pavarësisht rivendosjes së kufizimeve për distancë sociale.

Shteti regjistroi edhe gjashtë vdekje të hënën, duke arritur numrin e vdekjeve nga COVID-19 në 161.

Shumica e atyre që kanë vdekur në Victoria, nga virusi ishin nga vitet ’70 dhe ’80.

“Nëse doni të mbroni më të prekurit në komunitetin tonë, kjo është arsyeja pse (ndjekja e procedurave të distancimit shoqëror) është kaq e rëndësishme,” tha kryeministri Scott Morrison.

Javën e kaluar Victoria i bëri maskat ​​e detyrueshme, në kryeqytetin shtetëror Melbourne dhe Kryeministri Daniel Andrews tha që shumica e njerëzve po zbatonin rregullat e reja.