Ditë e lumtur për Almeda Abazin: Zemra ime sot mbush 1 vjet

Për Almeda Abazin sot është një ditë mjaft e lumtur.
Djali i saj Efehan mbushi 1 vjet, dhe ajo ia dedikoi një shkrim emocionues me rastin e ditëlindjes së tij të parë.
Ajo ndau një fotografi në Instagram, në të cilën shihet Almeda krahas djalit të saj, kur ai ishte vetëm një muajsh.
“1 muaj në këtë fotografi dhe 1 vjet sot, sa shpejt kalon koha. Zemra ime sot mbush 1 vjet”, ka shkruar ajo.
Almeda është e martuar me aktorin e njohur turk, Tolgahan Sayışman./Indeksonline/
