14:22 / E Mërkurë, 22 Janar 2020 / indeksADMonline

Ditë e rëndësishme për Januzajn, në bisedime me skuadrën e madhe italiane

Roma shpreson të nënshkruajë me sulmuesin e Real Socidead, Adnan Januzaj.

Calciomeracato raporton se agjenti i lojtarit ka vendosur që sot të takohet me klubin romak për të arritur një marrëveshje.

Skuadra e Romës është në kërkim të një sulmuesi të ri, pas dëmtimit të rëndë të talentit italian, Nicolo Zaniolo.

Januzaj, i cili ka kontratë me klubin spanjoll deri në vitin 2022, është identifikuar si transferimi ideal gjatë këtij afati kalimtar të janarit.

Sulmuesi 24-vjeçar ka bërë gjithsej 13 paraqitje në të gjitha garat, duke luajtur 573 minuta deri tani këtë sezon.

Ai ka arritur të shënonte katër gola dhe ka dhuruar katër asistime, ndërsa sezonin e kaluar, Januzaj ka shënuar dy gola dhe katër asistime në 24 ndeshje.