Ditë e veçantë për Shkodran Mustafin, bashkë me gruan festojnë ditëlindjen e të birit
Futbollisti i njohur shqiptar i cili luan për klubin e njohur londinez Arsenal, Shkodran Mustafi, është ndër mbrojtësit më të suksesshëm shqiptar.
Ai përpos suksesit në fushën e blertë, gëzon një jetë të lumtur familjare, shkruan Indeksonline.
Së fundmi ai ka publikuar një fotografi bashkë me gruan dhe djalin e tij.
Ai ka treguar se sot po e festojnë ditëlindjen e parë të djalit të tyre, Amarit.
“Djali ynë i vogël Amari i ka bërë 1 vjet. Ne jemi tepër të lumtur dhe krenarë për të. Fjalët nuk mund ta përshkruajnë dashurinë që kemi për ty”, ka qenë dedikimi i tij ndaj të birit. /Indeksonline/