21:54 / E Premte, 31 Korrik 2020 / indeksADMonline

Ditë feste, banorët e një lagje në Ferizaj, mbesin pa rrymë që nga ora 17:00

Sot besimtarët mysliman në mbarë botën festojnë Kurban Bajramin, festën që simbolizon sakrificën. Ndonëse nuk ka vizita siç ndodh rëndom në këtë ditë, për shkak të pandemisë Covid-19, qytetarët mysliman qëndrojnë pranë familjeve të tyre, të bashkuar në këtë ditë feste.

Zymtësisë të kësaj atmosfere në rrugën “Vezir Jashari”, në Ferizaj i ka kontribuar edhe ndalja e rrymës. Kështu të paktën raportojnë lexuesit e IndeksOnline.

Sipas tyre që nga ora 17:00 në këtë lagje nuk ka energji elektrike.