Ditë feste në Tiranë, Shqipëria sfidon Anglinë
Kombëtarja Shqiptare luan sonte ndeshjen e tyre të fundit kualifikuese për Botërorin 2026.
Ata do të përballen ndaj liderit të grupit K dhe nënkampionit evropian, Anglisë në një ndeshje që cilësohet si ndeshje feste për Kombëtaren tonë.
“Kuqezinjtë” veç se kanë siguruar kualifikimin në play-off pas fitores ndaj Andorrës.
Ndeshja kujtojmë se luhet sonte në “Air Albania”, në orën 18:00./IndeksOnline/

