Ditë historike për Ulqinin, Abazoviq jep lajmin e shmëpritur për ujin e pijshëm

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq e ka quajtur ditë historike për Ulqinin nënshkrimin e vënë për rikonstruimin e rrjetit të ujit dhe kanalizimit.
Plot 20 milionë euro është vlera e këtij projekti të nënshkruar sot mes Komunës së Ulqinit dhe Bankës Gjermane për Zhvillim.
Me këtë projekt, pritet që Ulqini të bëhet me ujë të pijshëm dhe me rrjet të ri të kanalizimit. /Indeksonline/