“Ditë historike”, Vushtrria zyrtarizon Armend Dallkun si trajner

Skuadra e famshme kosovare, FC Vushtrria ka zyrtarizuar në radhët e veta si trajner, Armend Dallkun..
Klubi përveç trajnerit, ka bërë me dije se si sponsor kryesor do të jetë dyshja, Shaip Mikullovci dhe Naser Imeri, shkruan Indeksonline
Vushtrria bën pjesë në Ligën e Parë të futbollit, kurse me këto ndryshime synon rikthimin në elitën e futbollit kosovar.
Postimi i plotë:
“Ditë historike për klubin futbollistik FC Vushtrria, me zyrtarizimin e Armend Dallkut si trajner, së bashku me ndihmësit e tij. Gjithashtu, sponzori kryesorë Shaip Mikullovci, dhe Naser Imeri.
Kryetari i komunës Ferit Idrizi në ditët në vijim në kuvendin komunal do të zgjedhin Presidentin e klubit dhe stafin menaxhues. Këto ndryshime të rëndësishme janë zyrtarizuar së fundmi.
Klubi bardhë e kaltër ka njoftuar gjithashtu për disa transferime të reja nga jashtë vendit, me të cilat kanë arritur marrëveshje.
Mikullovci dhe Imeri ndërmarrësit e suksesshëm janë parë si shpresa e fundit për të arritur suksesin, pasi që klubi ka vite që po përballet me rezultate të dobëta dhe mungesë në elitën e futbollit kosovar.”