75 Mall Live Search
09:05 / E Premte, 30 Gusht 2019 / indeksADMonline

Ditë me ethe, vazhdojnë negociatat LDK-VV dhe Neymar-Barcelona

E premtja e sotme pritet të jetë me emocione të përziera. Gjersa temat politike, sidomos ato të koalicioneve po zënë vëmendje të madhe tek kosovarët, ditë me plot ngarkesa do të jetë edhe për tifozët e Barcelonës.

Diskutimet mes përfaqësuesve të Neymar dhe skuadrës katalonase sot pritet të jepin rezultatin final.

Sipas L’Equipe dhe Le Parisien, të dy klubet do të vazhdojnë të negociojnë në orët e ardhshme për të finalizuar këtë operacion.

Por, në rast se nuk ka pajtim, PSG do të ndërpresë negociatat dhe do të urdhërojë lojtarin të kthehet në skuadër.

Ashtu siç Vetëvendosje po ia kërkon LDK-së postin e kryeministrit, ngjashëm edhe PSG po ia kërkon Barcelonës dy yje të saj, Dembele e Rakitiq.

Mbetet të shihet se cili do të jetë fati i kësaj dite të “xhumahë” për koalicionin dhe të ardhmen e Neymar./Indeksonline/