75 Mall Live Search
09:49 / E Premte, 03 Janar 2025 / G T

Ditë më parë u arrestua në Gjermani, vjen reagimi i Florian Markut

Boksieri shqiptar, Florian Marku ditë më parë ishte arrestuar në Gjermani për një vepër penale që e kishte kryer në Greqi para disa vjetëve.

Marku tashmë është liruar, por e ka të pamundur të largohet përkohësisht nga shteti gjerman, shkruan Indeksonline

Në rrjetet sociale ai ka bërë një reagim, por që s’ka lidhje për arrestimin e tij.

Ai ka kërkuar nga ndjekësit që të japin ndihma për njerëzit nga Palestina dhe Gaza.

”Ditën e parë të vitit niseni me bamirësi në emër të zotit”, shkruhet në postimin e bërë nga Marku