75 Mall Live Search
16:32 / E Enjte, 27 Qershor 2024 / Gj. Sh

Ditë më parë u eliminua nga Euro, sot mbrojtësi kroat nënshkruan me Bayern Munchenin

Mbrojtësi kroat, Josip Stanisic ka vazhduar kontratë me Bayern Munchenin.

24-vjeçari ka nënshkruar kontratë të re, të vlefshme deri më 30 qershor 2029, shkruan IndeksOnline.

Stanisic ditë më parë u eliminua nga Kampionati Evropian, ku u paraqit për kombëtaren kroate.

Sezonin e kaluar, Stanisic ishte i huazuar te Bayer Leverkuseni, ku fitoi titullin e Bundesligës.

“Jam i kënaqur që kam nënshkruar një kontratë të re me klubin tim, FC Bayern. Unë kam qenë një tifoz i këtij klubi për aq kohë sa mbaj mend. I jam mirënjohës Leverkusenit sepse mësova shumë atje – brenda dhe jashtë fushës. Më duhet të luaj shumë lojëra, të tregoj se çfarë mund të bëj dhe të futem në një ritëm. Jam rritur në vetëbesim dhe mendoj se do të kthehem një lojtar më i mirë. Objektivat e mia janë të qarta: të jap gjithçka për FC Bayern dhe të fitojë sa më shumë trofe të jetë e mundur. Është mirë të kthehesh në shtëpi.”, deklaroi Stanisic./IndeksOnline/