Ditë më parë u shpreh se dëshiron Real Madridin, sot Chelle shihet si kandidat për një skuadër gjigante
Trajneri i përfaqësueses së Nigerisë, Eric Chelle, i është ofruar Olympique de Marseille, raportojnë mediat franceze, përfshirë L’Equipe.
Zhvillimi vjen në të njëjtën ditë kur klubi njoftoi shkarkimin e Roberto De Zerbi, duke lënë të hapur çështjen e pankinës për sezonin në vijim, shkruan Indeksonline
🚨 𝗝𝗨𝗦𝗧 𝗜𝗡: Nigeria national team head coach Éric Chelle has been offered to Marseille, as per L'equipe. pic.twitter.com/NJ8nIwWZ6J
— The Touchline | 𝐓 (@TouchlineX) February 11, 2026
Drejtuesit e OM kanë nisur vlerësimin e alternativave për të drejtuar projektin sportiv, ndërsa emri i Chelle është propozuar si një nga opsionet e mundshme.
46-vjeçari aktualisht drejton Nigerinë dhe ka eksperiencë të mëparshme në futbollin francez. Mbetet për t’u parë nëse Marseille do ta konsiderojë seriozisht kandidaturën e tij apo do të fokusohet te profile të tjera me eksperiencë në Ligue 1 dhe në garat europiane./Indeksonline/

