75 Mall Live Search
13:25 / E Mërkurë, 15 Janar 2020 / indeksADMonline

Ditë normale për LDK-në, s’ka mbledhje, s’ka takime

Sot në selinë qëndrore të Lidhjes Demokratike të Kosovës janë parë tek hynin anëtarë të kryesisë, madje edhe vetë lideri, Isa Mustafa.

Ky takim erdhi menjëherë pas ofertës që Lëvizja Vetëvendosje e bëri në adresë të saj.

Por, për IndeksOnline brenda LDK-së, kanë thënë se sot nuk ka mbledhje të kryesisë, madje asnjë takim.

Nga ana tjetër, mediat janë duke pritur jashtë objektit të selisë.

Kujtojmë se deri tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar në lidhje me përgjigjen e LDK-së kundrejt ofertës që iu bë nga VV-ja.

Ndërsa, pati reagime nga nënkryetari, Agim Veliu, i cili veprimet dhe angazhimet e fundit të VV-së i quajti të dështuara dhe joserioze. E, Vjosa Osmani iu kundërpërgjigj bashkëpartiakut të tij, po ashtu përmes një postimi në Facebook, duke i thënë që nuk ka rëndesi partia, kur vihet në pikëpyetje shteti ./Indeksonline