75 Mall Live Search
15:40 / E Diele, 18 Gusht 2019 / indeksADMonline

Ditë relaksi për Ledrin, shijon të dielën në bregdet

Ledri Vula po e përmbyll edhe një tjetër sezon të suksesshme dhe të angazhuar.

Reperi i famshëm ka qenë tejet aktiv me disa projekte radhazi, ndërsa të shumta ishin mbrëmjet muzikore ku ai ishte present për të ndezur atmosferën, shkruan Indeksonline.

Ndonëse ende nuk ka përfunduar sezoni veror i koncerteve për të, Ledri këtë të diele po e kalon duke u relaksuar në bregdetin e Ulqinit.

Në një video të publikuar në llogarinë e tij ai shihet teksa zhytet në një pishinë nga ku duket një pamje e mrekullueshme e bregdetit.

Kujtojmë që në këto pushime Ledri po shoqërohet nga babai i Daus, Dukagjin Lipa dhe vëllia i saj, Gjini.

Ndryshe, ditë më parë Ledri publikoj projektin e ri ‘M’ke harru’ në bashkëpunim me këngëtarin e mirënjohur, Ermal Fejzullahu./Indeksonline/

View this post on Instagram

view

A post shared by Ledri Vula (@ledrivula) on