75 Mall Live Search
10:45 / E Martë, 02 Maj 2023 / B O

Ditë shkarkimesh te skuadra e famshme angleze

Leeds United ka shkarkuar drejtorin e futbollit Victor Orta pas humbjes 4-1 ndaj Bournemouth të dielën.

Orta i cili iu bashkua klubit nga Middlesbrough në 2017 po shihet si një nga fajtorët kryesorë për situatën në të cilën po kalon klubi.

Leeds ka marrë vetëm një pikë nga pesë ndeshjet e fundit, duke pësuar 18 gola gjatë kësaj kohe.

Leeds United pritet të ketë edhe shkarkime të tjera gjatë ditës. Raportohet se edhe trajneri Javi Gracia do të shkarkohet dhe Sam Allardyce pritet të zë vendin e tij./Indeksonline/