Ditë të vështira për Ukrainën, ministrat e Jashtëm të NATO-s fluturojnë drejt Rumanisë

Ministrat e jashtëm të NATO-s kanë udhëtuar në Rumani, ku do të takohen për të diskutuar luftën përtej kufirit, në Ukrainë.
Aleanca mbrojtëse perëndimore ka premtuar mbështetje të palëkundur për Kievin, ndërsa Rusia vazhdon të synojë infrastrukturën e Ukrainës, e cila ka lënë miliona njerëz të përballen me ndërprerje dimërore të energjisë elektrike, duke përfshirë edhe kryeqytetin.
Mbledhja në Bukuresht pritet të diskutojë mënyrën më të mirë për të ndihmuar Ukrainën gjatë gjithë muajve të ftohtë të dimrit.
Mirëpo, mendimet e aleatëve të NATO-s, janë të ndryshme mbi llojin e mbështetjes që do i ofrojnë Ukrainës.