75 Mall Live Search
09:22 / E Hënë, 24 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

”Ditë të zeza” për Nainggolan, belgu shitet në janar

Interi, raportohet, se do ta shesë Radja Nainggolan në janar pas pezullimit të tij për arsye disiplinore.

”Nerazzurrët” njoftuan dje se belgu nuk do të luajë kundër Napolit për ”arsye disiplinore”, pasi që besohet se ai është vonuar në seancat e fundit stërfvitore.

Image result for nainggolan

Sipas Gazzetta dello Sport, klubi është tejet i frustruar me mesfushorin që e transferuan për 38 milionë euro këtë verë, transmeton IndeksOnline.

Nicolo Zaniolo, gjithashtu, iu bashkua Romës si pjesë e kësaj marrëveshje, dhe i riu ka impresionuar deri më tani – sikur Nainggolan.

Gazeta e lartëcekur beson se nëse një ofertë për Nainggolan arrinë në janar, klubi do ta konsideronte me seriozitet, pasi është duke u kërkuar shitja e tij.

Image result for nainggolan

Së fundmi, Guangzhou Evergrande, skuadër që drejtohet nga Fabio Cannavaro ka qenë i lidhur me transferimin e lojtarit./IndeksOnline/