75 Mall Live Search
10:30 / E Premte, 28 Janar 2022 / B O

Ditë vendimtare për Muriqin

Sot pritet të përcaktohet e ardhmja e Vedat Muriqit. Agjenti i tij, drejtuezi e Lazios dhe Majorkës janë duke punuar drejt një marrëveshje.

Dëshira e futbollistit ka qenë rikthimi te Fenerbahce, por që turqit nuk kanë treguar interes të madh për të.

Lazio është shumë e interesuar sot të kompletoj largimin e kosovarit, për ti hapur rrugë negociatave për zëvëndësimin e tij.

Një milion euro për huazim, dhe 12 milionë euro për blerjen e kartonit të lojtarit, janë shifrat që po negociohen mes dy skuadrave.

Në rast se Muriqi kompletohet transferin te Majorka, Lazio do të hidhet në sulm për Miranchuk, rusin që nuk po gjen vend te Atalanta./Indeksonline/