09:21 / E Premte, 04 Dhjetor 2020 / OSH

Ditë zie për sportin në Shqipëri, Covid-19 i merr jetën ish-mundësit kampion

Është ndarë nga jeta ish-mundësi korçar Petrit Dushku. Sportisti i mirënjohur në Korçë nuk ia ka dalë të fitonte ndeshjen më të rëndësishme në jetë, teksa për 10 ditë ishte i shtruar në spital duke luftuar me Covidin-19.

Dushku në kohën e aktivitetit sportiv fitoi disa medalje me ekipin e mundjes së Skënderbeut, teksa ka qenë kampion në peshat e lehta. Lajmin për largimin e tij të parakohshëm nga kjo jetë e jep gazetari Tonin Frroku.

“Lamtumirë Petrit Dushku! Komuniteti i mundjes korçare dhe jo vetëm ka humbur një nga mundësit më të njohur të peshave të lehta. Të lehtë dheun miku im”, shkruan Frroku.

Petrit Dushku