75 Mall Live Search
10:26 / E Premte, 14 Nëntor 2025 / SH

Ditëlindja e DiCaprios, me modelen 27-vjeçare

Aktori Leonardo DiCaprio mbushi 51 vjeç javën e kaluar dhe e festoi ditëlindjen në shoqërinë e miqve të tij më të ngushtë, përfshirë të dashurën e tij, bukuroshen italiane Vittoria Ceretti .

Modelja 27-vjeçare dhe aktori i njohur janë bashkë prej dy vjetësh dhe një video nga festa e ditëlindjes së tij konfirmoi se çifti është shumë i afërt dhe i dashuruar.

Një video e ndarë nga Francesca Scorsese, vajza e regjisorit të famshëm Martin Scorsese , është bërë virale në rrjetet sociale./Indeksonline/