19:40 / E Diele, 25 Tetor 2020 / Blerim

Ditëlindja e Hilmi Haradinajt festohet në Gllogjan, i ftuar Sulltani e Çeku

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, bashkë me familjen e tij, sot ka vizituar varrin e babait të tij, për t’ia uruar ditëlindjen.

Por, kujtimi për të atin, ka bërë që ai të mbledhë edhe shokë e miq të vjetër.

Ata u mblodhën në Gllogjan, ndërsa në mesin e të ftuarve ishte edhe Agim Çeku e Sylejman Selimi.

Këtë fotografi e ka publikuar ish-deputeti i AAK-së, Lahi Brahimaj në llogarinë e tij Instagram, ndërsa ka shkruar:

“Gllogjan, datelindja e plakut Hilmi Haradinaj”./Indeksonline