Ditëlindja e vajzës i ‘ribashkon’ ish çiftin Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson

Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson janë parë së bashku së fundmi, me rastin e ditëlindjes së vajzës së tyre True.
Ata tash e disa vite i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, mirëpo vajza e tyre është arsye pse ata duhet të takohen në disa raste, transmeton Indeksonline.
Në festën e ditëlindjes së vajzës së tyre True, janë pare shumë miq të përbashkët të ish-çiftit.
Në një atmosferë festive, të pranishmit janë parë mjaft të kënaqur duke shijuar secilin moment. /IndeksOnline/

