18:11 / E Martë, 19 Tetor 2021 / AR

Ditëlindja e veçantë e 35-të e Valdrin Sahitit

Dizajneri kosovar me famë ndërkombëtare Valdrin Sahiti, sot feston ditëlindjen.

Ai mbushi plotë 35 vite jetë, ku pranoi urime të shumta nga miqtë e familjarët e tij, shkruan Indeksonline.

Ky vit ishte pak më ndryshe e më i veçantë, pasi muaj më parë u bë baba për herë të dytë.

Ai është baba i dy vajzave Bella dhe Paris me të cilat publikon imazhe të shumta e momente të bukura familjare.

Shumë urime./Indeksonline/