22:04 / E Diele, 02 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Ditën e fundit si kryeministër, Haradinaj e kalon në një aheng familjar

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj njihet si një nga politikanët më sportivë në vend.

Teksa ditën e së dielës e kaloi nëpër bjeshkë, në mbrëmje ishte i pranishëm në një aheng familjar.

Haradinaj ditën e fundit si kryeministër i Kosovës e kaloi në një dasmë, duke i uruar çiftit për martesën, transmeton Indeksonline.

Haradinaj njihet si njeri shumë i afërt me të gjithë qytetarët, kësisoj ishte edhe sonte i pranishëm në këtë dasme.

Postimi i plotë:

Në ahengun e familjes së Mujan Beqirit, për t’i shprehur urimet më të përzemërta me rastin e martesës të djalit të tij Fitimit me Majlindën.

Gëzuar!

RH