75 Mall Live Search
11:47 / E Hënë, 20 Janar 2025 / Z S

Ditën e inaugurimit të presidentit amerikan, “Miqtë e Amerikës” vendosin flamurin e ri te shtatorja e presidentit Bill Clinton

Shoqata “Miqtë e Amerikës”, për nder të inaugurimit të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka organizuar disa aktivitete.

Te shtatorja e presidentit Bill Clinton është zëvendësuar flamuri i mëparshëm me një flamur të ri, të shoqëruar me një fjongo.

Kryetari i kësaj shoqate Agim Rexhepi, tha se me këtë veprim respektohet populli aleat dhe mik amerikan.

“Shfrytëzoj rastin që t’i uroj SHBA-së për kryerjen në mënyrë perfekte të zgjedhjeve të tyre nacionale pa turbulenca. Elementi tjetër që dua ta potencoj është që ta përgëzoj Partinë Republikane për fitoren e arritur, njëkohësisht ta përgëzoj presidentin Trump për fitoren edhe për inaugurimin që do ta bëjë sot. Me veprim e bërë ne respektojmë SHBA-në, respektojmë flamurin amerikan, respektojmë institucionin e presidentit të SHBA-së, si edhe popullin aleat dhe mik amerikan”, tha Rexhepi.

Ai theksoi se populli i Kosovës, në veçanti populli shqiptar di të respektojë aleatët,  di të respektojë SHBA-në dhe të vlerësojë veprimet e bëra jo vetëm gjatë kohës se fundit, por gjatë historisë që kanë bërë për Kosovën e Shqipërinë./Indeksonline