75 Mall Live Search
10:51 / E Enjte, 22 Janar 2026 / OSH

Ditën kur u sulmuan Jasharët në Prekaz, UÇK-ja nisi armatimin në Kosovë nga Bajram Curri

Sot shënohet 28 vjetori i sulmit ndaj Jasharëve në Prekaz. Në këtë ditë lavdie, trimat e UÇK-së ndodheshin në Bajram Curr për të sjellë armatim në Kosovë për luftën ndaj armikut.

Lahi Brahimaj ka sjellë në kujtim këto momente krenarie me foto epike nga kjo datë.

“22 janari – ditë kujtimesh dhe krenarie.
Më 22.01.1998, kur familja Jashari u sulmua në Prekaz, ne ishim në Bajram Curr, në shtëpinë e Besnik Krasniqit – strehë e UÇK-së – me heronjtë Mujë Krasniqin, Ilir Konushevcin, Qerim Kelmendin, si edhe bashkëluftëtarë të tjerë, ndër ta Rexhep Selimi i cili tash e 5 vje padrejtësisht po mbahet ne Haag,dhe Nasim Haradinaj, Xhabir Zharku…
Lajmi për sulmin na vuri në lëvizje pa hezitim.
Ndërsa Jasharajt zmbrapsnin armikun, ne futëm në Kosovë 96 armë për luftën që po vinte.
Sot ata nuk janë më, por lavdia e tyre jeton përjetë.
Lavdi dëshmorëve”, shkruan Lahi Brahimaj në Facebook.