Ditën që u bë deputete, Albena Reshitajt i kishte vdekur një person i dashur

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Albena Reshitaj, ka bërë një rrëfim prekës.
E ftuar në një emision në ATV, ajo tregoi që ditën që u bë deputete ka humbur një person të dashur, shkruan Indeksonline.
Mes emocioneve ajo tha se gjyshja e saj kishte humbur jetën me 6 tetor, ditën kur për herë të parë është bërë deputete.
“Për rubrikën faleminderit, shpreh falënderim për gjyshen time të ndjerë e cila ka vdekur me 6 tetor, ditën kur për herë të parë jam bërë deputete. Njeriu i cili më ka mësuar sesi t’i përballoj sfidat me qetësi, sesi ta menaxhoj zemërimin, sesi të mos ngutem ta them fjalën e fundit të parën, sesi t’i dëgjoj të tjerët para se të flas vetëm unë dhe sesi të arrij të krijojë mundësinë që të tjerët të më respektojnë për atë që ja. Ajo është shembulli më i mirë që unë e ndjek për të pasur sukses”, tha ajo./Indeksonline/