19:35 / E Hënë, 10 Dhjetor 2018

Ditët e numëruara te Levante, Sadiku pranë rikthimit në Zvicër

Armando Sadiku i ka ditët e numëruara në La Liga, konkretisht te skuadra e Levantes.

Sulmuesi shqiptar pritet që shumë shpejt të rikthehet në Zvicër, te ish-skuadra e tij, Lugano.

Lajmin e ka bërë të ditur Corriere del Ticino, gazetë e cila e sheh të kryer këtë operacion, transmeton IndeksOnline.

Image result for armando sadiku levante

Reprezentuesi i Shqipërisë ka mbrojtur ngjyrat e klubit zviceran për dy vite – 2012 deri në vitin, 2014.

Shkak i largimit të tij nga Levante është minutazhi i ulët te skuadra spanjolle.

Kujtojmë se Sadiku në Lugano ka shënuar 38 gola në 62 paraqitje./IndeksOnline/