75 Mall Live Search
22:51 / E Shtunë, 06 Korrik 2019 / indeksADMonline

Ditët e shqiptarëve në Bavari, aktivitet i suksesshëm i diasporës shqiptare

 ‘Ditët shqiptare në Bavari’ është kthyer në një aktivitet të përvitshëm ku mbahen manifestime të ndryshme tradicionale.

Sot është mbajtur ‘Dita Finale’, ku ka pasur program kulturor, familjar e sportiv në Augsburg.

Në këtë manifestim ka marrë pjesë zëvendësministri i Diasporës, Isni Kilaj dhe këshilltari i ministrit Gashi, Isa Osmanaj, transmeton Indeksonline.

Ky manifestim organizohet nën patronazhin e Konsulltave të Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës në Mynih.

Ndërsa, sot ka qenë aktiviteti i fundit në kuadër të ‘Ditëve shqiptare në Bavari’./Indeksonline/