13:41 / E Shtunë, 18 Prill 2020 / indeksADMonline

Ditët me diell të përshtatshme për kryerjen e spërkatjeve dhe plehërimeve

Me ardhjen e stinës se pranverëspunët në fushë bëhen gjithnjë e më intensive. Ngritja e temperaturave ndikon në qarkullimin e lëngjeve bimore dhe me këtë rast fillon edhe faza e vegjetacionit tek pemët frutore dhe pas hapjes së sythave fillonlulëzimi.

 Me paraqitjen e fazave të tjera vegjetative shfaqen edhe sëmundjet dhe dëmtuesit. Moti jo shumë i favorshëm që karakterizoi javët që shkuan, reshje dhe erëra të forta, ndikon në paraqitjen e sëmundjeve tek pemët drufrutore si dhe pemët e ulëta, siç janë Mjedra dhe Dredhëza.

IPKO- Stacionet Agrologjike gjatë ditëve në vijim kanë regjistruar të dhëna interesante, që do t’ju ndihmonin fermerëve në punët për menaxhimin e sëmundjeve dhe dëmtuesve.

Stacioni Temp. e Ajrit (max) Temp. e Tokës Shtypja Atmosferike
Peje 24 C 10 C 99 %
Gjilan 24 C 13 C 75 %
Podujeve 23 C 11 C 85 %

Me ngritjen e temperaturave tëtokës dhe ajrit dhe pa prezencën e reshjeve krijohen kushte ideale përplehërimetfoliare tek pemët. Po ashtu edhe spërkatjetkundërsëmundjeve dhe dëmtuesvejanë vendimtare të aplikohen nëkëtë kohë. Gjate fundjavës temperaturat do të jenë të larta dhe nuk do të ketë reshje, aplikimi i masave parandaluese me preparate kimike kundër sëmundjeve, do të ishte e preferueshme.

Fermerët mund tëbëjnë edhe plehëriminfoliare si ushqim për  kulturat si Mjedra dhe Dredhëza. Për spektrin dhe mënyrën e përdorimit tëpreparateve kimike dhe plehrave foliare, fermerët duhet të konsultohen me ekspertët e pemëtarisë dhe mbrojtjes sëbimëve. 

Të gjithë fermerët që duan të pranojnë informata rreth kulturave bujqësore, duhet të regjistrohen, duke dërguar e-mail në agroproject@ipko.com, i cili duhet të përmbajë informata për kulturën dhe rajonin bujqësor, si dhe duhet të posedojnë apo të pajisen me numër të IPKO-së. Kjo pasi, informatat u komunikohen fermerëve përmes SMS-ve.