Ditët me FAT kanë mbërritur në Neptun!
Neptun, rrjeti më i madh i pajisjeve elektronike në Kosovë, sjell edicionin e shumëpritur të kampanjës “Ditët me FAT” për këtë vit. Vetëm për 4 ditë, nga data 3 deri më 6 tetor, përfitoni nga zbritjet deri në 55% në të gjitha dyqanet Neptun, shfletoni ofertën në www.neptun-ks.com.
Oferta të papara për çdo kategori:
Pajisje për shtëpinë, zyrën dhe kujdesin personal me çmime të jashtëzakonshme. Antarësohuni në programin e besnikërisë haPPy për të përfituar benefite ekskluzive në çdo blerje.
Blerje me këste 0% interes, në bashkëpunim me të gjitha bankat.
Mos e humbni rastin për të përfituar nga shumë oferta në çdo kategori produktesh, që e bëjnë përditshmërinë tuaj më të lehtë.
“Ditët me Fat, tashmë është brend në vete, një identitet i ndërtuar ndër vite dhe i përforcuar nga pergjigja e konsumatorëve.
Ndryshe, nga çdo promocion tjetër, Ditët me Fat sjellin një atomosferë
blerjeje unike, me përzgjedhje speciale të produkteve dhe brendeve, ku në qendër të vëmendjes është konsumatori.
Prandaj, kjo ofertë është dizajnuar nisur nga kërkesat dhe preferencat e konsumatorit dhe si e tillë i përgjigjet gjithësecilit.
Në portofolion e zbritjeve të Diteve me Fat, përfshihen të gjitha
kategoritë e produkteve, me çmime fantastike dhe mundësi blerje me këste 0 % interes, poashtu mundësi antarësimi në programin e besnikërisë happy, program ky që mundëson përfitime të
ndryshme”, deklaroi Kaltrina Hoxha, drejtoresha e marketingut në Neptunkosova.
Neptun është zinxhir lider në shitjen me pakicë të pajisjeve elektronike në Kosovë. Produktet përfshijnë një linjë të gjerë: TV, Audio/Video, IT dhe aksesorë të ndryshëm, Smartphone, rrobalarëse, enëlarëse,
frigoriferë, pajisje të vogla elektro-shtëpiake, kondicionerë, pajisje për kujdes personal dhe shumë të tjera.
Neptun numëron 14 dyqane në Kosovë, me plane për zgjerim të mëtejshëm. Është pjesë e grupit Balfin dhe degë e Neptun International, Neptun synon të vazhdojë të ofrojë inovacion dhe cilësi për konsumatorët në mbarë vendin.