Divjaka nis eksportin e shalqirit
Mungesa e punëtorëve dhe rënia e çmimit po dëmtojnë fermerët
Divjaka e njohur si prodhuesja më e madhe e shalqirit në vend, ka nisur eksportin e këtij produkti. Pothuajse 80% e prodhimit është e kontraktuar për tu shitur. Kultivuesit kanë nisur vjeljet por thonë se çmimi ka pësuar rënie.
Brenda një muaji shalqiri nga 200 lekë ka rënë në 20 lekë për kg. Çmimi i fundit është nën kosto sipas fermerëve por ata janë të detyruar të shesin pasi prodhimi është pjekur dhe nuk mund të rrezikojnë të presin ndryshime çmimesh.
Ndërsa tregu i shitjeve është zgjidhur, për kultivuesit e shalqirit, mungesa e krahut të punës këtë vit i ka krijuar shqetësime. Ata thonë se jo vetëm që nuk ka punëtorë në vjelje, por edhe kur gjejnë, pagesa që kërkohet është e lartë.
2500 lekë për një ton shalqi është paga që kërkohet për mometin për krahun e punës, pagesë e cila për fermerin kultivues është e lartë dhe ul kostot e fitimit.
Divjaka ka nisur eksportin e shalqirit që prej muajit maj dhe deri në gusht nga fushat, prodhimi do të vazhdojë të eksportohet.
Vendet e ballkanit dhe Kosova mbajnë peshën kryesore të eksporteve.

