Divock Origi “bllokon” Milanin – kërkon 2 milionë euro për prishje kontrate

Divock Origi po kthehet në një problem të madh për AC Milanin. Sulmuesi belg, i cili ka luajtur shumë pak që nga transferimi i tij, po kërkon 2 milionë euro për të ndërprerë kontratën me klubin italian.
Deri tani, Origi ka fituar rreth 4 milionë euro pagë, pavarësisht se ka pasur minuta minimale në fushë, shkruan Indeksonline
Kontrata e tij me Milanin është e vlefshme deri në vitin 2026, ndërkohë që lojtari është larguar nga skuadra e parë dhe aktualisht është vendosur te ekipi B, që përfshin kryesisht grupmoshat dhe lojtarët jashtë planeve.
Milan po kërkon të mbyllë sa më shpejt situatën, për të liruar hapësira në listën e skuadrës dhe për të shmangur pagimin e mëtejshëm të një rroge të lartë për një lojtar që nuk bën pjesë në projektin sportiv. Origi, megjithatë, nuk pranon të largohet pa kompensim, duke e vënë klubin në një pozitë të vështirë në këtë verë merkatoje./Indeksonline/