09:30 / E Martë, 01 Dhjetor 2020 / OSH

Divorci i çiftit të njohur, Gjykata merr vendim se kujt i takojnë fëmijët

Këngëtarja e njohur amerikane, Kelly Clarkson ka arritur të fitojë në gjyq çështjen për fëmijët e saj pas divorcit me burrin. Pas ndarjes nga Brandon Blackstock, Kelly ka arritur të fitojë kujdestarinë ndaj fëmijëve, River dhe Remy.

Ish-burri i saj ka kërkuar kompenzim financiar mujor të majëm. Ai ka kërkuar që ish-gruaja t’i paguaj atij 436,000 dollarë në muaj – 301 mijë dollarë në mbështetje të bashkëshortit dhe 135 mijë dollarë në ndihmë të fëmijëve, shkruan Indeksonline.

Gjykata ka konstatuar se Kelly dhe Brandon duhet të kenë kujdestarinë e përbashkët ligjore e fizike, por që Kelly duhet t’i ketë pranë vetes fëmijët në shumicën e kohës.

Gjykata ka marrë vendim që Kelly e Brandon mos të kenë të drejë të përlahen me njëri tjetrin në prani të fëmijëve.

Poashtu, gjykata u ka dhënë urdhër dy prindërve që asnjëri nga ta mos të ketë të drejt të konsumojë pije alkoolike me fëmijët brenda në makinë./Indeksonline/