75 Mall Live Search
22:22 / E Premte, 19 Shkurt 2021 / Blerim

Divorci i shekullit/ Kim dhe Kanye pajtohen për kujdestarinë, nuk bien dakord për pronat e tyre milionëshe

Kim Kardashian ka bërë kërkesë për t’u divorcuar nga burri i saj, Kanye West.

Pas 7 vitesh maresë Kim dhe Kanye, janë duke u ‘divorcuar miqësisht’ dhe pa probleme mes tyre, shkruan TMZ, transmeton Indeksonline.

Kim po kërkon kujdestarinë e përbashkët ligjore dhe fizike të 4 fëmijëve të tyre, ndërsa, Kanye është mirë me marrëveshjen e përbashkët për kujdestarinë.

Por problemi tek divorci qëndron tek pronat e tyre, ku ende nuk kanë arritur në një marrëveshje për zgjidhjen e pronave.

Siç bëjnë të ditur TMZ, data është pothuajse e parëndësishme sepse ndarja e tyre është kronikuar aq mirë në lajme dhe media sociale.

Ndryshe ky është divorci i tretë i Kimit. 

Ajo ishte e martuar me producentin e muzikës Damon Thomas, para se të divorcoheshin në 2004.

Ndërkaq, ajo u martua me Kris Humphries në gusht të 2011-ës, por ajo ishte që bëri kërkesë për divorc pas 72 ditësh. 

Ndërsa për Kanye West ky është divorci i parë./TMZ/Indeksonline