75 Mall Live Search
09:42 / E Mërkurë, 11 Shtator 2024 / L K

Divorcohet zyrtarisht çifti i njohur

Muzikanti Joe Jonas dhe aktorja Sophie Turner janë divorcuar zyrtarisht pas një beteje njëvjeçare për kujdestarinë mbi vajzat e tyre Willa dhe Delphine.

Joe dhe Sophie u ndanë në shtator 2023, pas katër vjetësh martesë.
Para divorcit, çifti ranë dakord që të gjithë të shpërnguleshin në Mbretërinë e Bashkuar.

Pas divorcit, Sophie pretendoi se Joe nuk donte t’i jepte asaj pasaportat e fëmijëve të tyre. Joe mohoi pretendimet e saj.

Çifti u martua në vitin 2019 në Las Vegas, dhe në të njëjtin vit ata bënë një martesë të dytë, më të madhe në Francë./Indeksonline/