Dixon u drejtohet gjykatësve: Kur nuk ka prova, nuk mund të ketë shpallje fajësie
Rodney Dixon, avokati i Kadri Veselit, po vazhdon t’i thotë fjalët përfundimtare në gjyqin e madh në rastin ‘Thaçi dhe të tjerët’.
Dixon që nga fillimi i fjalës së tij ka përsëritur disa here se pretendimet e Prokurorisë janë të kota teksa i ka bërë thirrje trupit gjykues që të ndajë faktet nga shpikjet.
“Aktgjykimi juaj do të ketë vend në histori dhe nuk do të harrohet. Pavarësisht sa është përpjekur Prokuroria t’ju bindë që ta shpallni fajtor zotin Veseli, ne e kundërshtojmë këtë me parimin ligjor dhe shtetin ligjor, që është në qendër të të gjitha gjykatave ndërkombëtare. Kur nuk ka prova, apo kur provat janë të dobëta, nuk mund të ketë shpallje fajësie”, u shpreh Dixon.
Dixon, mes tjerash, u kërkoi gjykatësve që të imagjinojnë se si ndjehet Veseli në burg – për të cilin tha se është plotë ankth dhe duke hedhur sërish poshtë të gjitha pretendimet e ZPS-së.

