Dixon: ZPS mund të thotë deri kur të vijë fundi i botës së ka prova kundër Veselit, po e ndjekin të kotën
Pas mbrojtjes së ish-Presidentit Hashim Thaçi, me deklarata përmbyllëse ka vazhduar mbrojtja e ish-parlamentarit Kadri Veselit e përfaqësuar nga avokati Rodney Dixon, i cili tha se çështja e Prokurorisë ndaj tij është si një përpjekje për ta gjetur njëbrirëshin.
Rodney Dixon i cili përfaqëson Kadri Veselin ka thënë se Prokuroria mund të argumentojë deri në fund të botës se kanë prova kundër klientit të tij, por është krejtësisht e kundërta.
Ai tha se rasti i Prokurorisë ndaj Veselit është i dobët dhe madje s’ka ekzistencë të provave.
“Prokuroria mund të argumentojë deri sa të bie fundi i botës nëse dëshiron se kanë provat kundër Veselit por kjo nuk ndryshon që ju të nderuar gjykatës mund ta shihni tani që në fakt është një çështje e dobët kundër tij. Madje, është mosekzistenca e provave”, tha Dixon.
Tutje, sipas Dixon, Prokuroria është në ndjekje të së kotës.
“ZPS-ja ndjek të kotën dhe pikërisht kjo është në thelb të çështjes kundër Veselit dhe duhet parë gjërat ashtu siç janë”, tha ai.
Ai deklaroi se Prokuroria ka gjurmuar që nga 2015-ta diçka që nuk ekziston.
“Çështja e Prokurorisë kundër Veselit mund të përshkruhet si një përpjekje për të gjetur njëbrirëshin. Për më shumë se pesë vjet që kur u ngrit aktakuza e madje edhe më parë që në 2015 ku u krijua DhSK-ja dhe filluan hetimet, ZPS-ja ka gjurmuar diçka që nuk ekziston, janë munduar që të gjejnë prova për përfshirjen e Veselit në veprimtari penale”, tha ai.
Dixon tha se Veseli është rast unik në këtë rast gjyqësor sepse nuk ka asnjë provë e jo më që ai të këtë bërë vepër penale.
“Ai është rast unik në këtë çështje gjyqësore sepse nuk ka asnjë provë e jo më të këtë bërë ndonjë vepër penale”, tha ai.
“Kanë shpresuar që diçka do të dalë në fund. Në mënyrë të dëshpëruar janë përpjekur që të kapen pas çdo fjale. Kanë luftuar me çdo mulli ere përgjatë rrugës”, tha Dixon, duke shtuar se erdhi fundi dhe Prokuroria është duarbosh.

