Dizajnerja shqiptare hap dyert për familjarët e të lënduarve nga tragjedia në Shkup
Aksidenti tragjik në Maqedoni ka prekur gjithë opinionin shqiptar, duke lënë të vdekur 13 persona, shumica nga ta shqiptarë.
Por, janë qytetarët ata që po sensibilizohen me këtë rast, madje po ofrojnë edhe vendqëndrim për familjarët e të lënduarve.
Edhe dizajnerja shqiptare, Xhenete Bilalli përmes një shkrimi në llogarinë e saj social Facebook ka hapur dyert e shtëpisë së saj për të afërmit e kësaj tragjedie.
