75 Mall Live Search
10:48 / E Enjte, 15 Prill 2021 / OSH

Dj Caboo, dj kosovar që po argëton fansat me muzikë nga shtëpia

Dj Caboo është një nga DJ më të njohur në kryeqytet, por edhe më gjerë.

Po bëhen gati tri dekada që ai merret me këtë profesion dhe sukseset si DJ janë të panumërta për të.

Kur lokalet dhe diskotekat janë mbyllë, DJ Caboo po përkujdeset që fansat e tij t’i argëtojë nga shtëpia me lidhjen live në Instagram.

Energjik dhe atraktiv, Caboo nga ora 22 deri në orën 24:00 lanson muzikën më atraktive dhe me hite të përzgjedhura duke krijuar atmosferë online për të gjithë ndjekësit e tij./Indeksonline/