DJ Caboo nga Gjermania në Beer-Fest në Prishtinë, më pas merr rrugën për eventin e njohur në Holandë

DJ Caboo nuk po ndahet asesi me publikun kosovar. Pasi vendosi të vazhdojë karrierën e tij në Gjermani, njëri nga DJ më të njohur në vend është rikthyer përkohësisht në Prishtinë.
DJ Caboo do të jetë pjesë e Beer Fest që fillon nga sot dhe deri të dielën. Performancën e tij mund ta ndiqni në natën e dytë të Beer Fest, nesër ku pjesë e skenës do të jetë edhe Yll Limani.
Pas disa koncerteve dhe ndejave në Kosovë, Caboo do të marr rrugën për në Holandë. Në muajin gusht DJ Caboo do të jetë pjesë e ngjarjes së madhe evropiane “Mi Amor Streetfestival” që mbahet në Holandë./Indeksonline/