75 Mall Live Search
16:29 / E Martë, 14 Maj 2024 / MSH

DJ Dagz i dedikon Einxhelit tatuazh

Arbër Gumnishta, dj i njohur me njofkën “DJ Dagz”, është shumë i përkushtuar ndaj të dashurës së tij, Einxhel Shkira.

Dyshja u bë prindër për herë të parë vitin e kaluar, me ardhjen në jetë të çunit që e emëruan Trev, raporton Indeksonline.

Ndonëse të mbetur mes Prishtinës dhe Tiranës, çifti çdo ditë e më shumë po thellon lidhjen e tyre, me Dagzin që tani ka bërë tatuazh dedikim për Einxhelin.

Ai ka vizatuar dy duar në dorën e tij, dhe ka shkruar “Ndoshta vetëm prekja e dorës”, duke etiketuar Einxhelin./Indeksonline/